Thursday, January 13, 2011

Mbi rrugicat e ëndrrave !

Mbi rrugicat e ëndrrave të kërkova kudo
Por gjurmët e tua vjeshta kish mbuluar
Me gjethet, si kufoma pa shpirtin në to
Dhe mjegullën që bridhte mbi to e vetmuar

Krahët e dëshirave mu thyhen një-nga-një
Me gjethet, dha shpirt dhe e fundit shpresë
Kanë mbetur veç kujtimet, memec, të pa zë
Si relike të vjetra, të ruajtura me kujdes….

Sa shpejt që rrjedh koha dhe nuk e kuptojmë
Si ç’do ditë e nga pak lëkura jonë ndryshon
Se ne jemi veç gjethe që në pranverë blerojmë
Dhe zverdhemi ngadalë, gjersa vjeshta na rrëzon...

1 comment:

  1. E drejta e autorit DUHET respektuar!
    Kjo poezi mbanë autorësinë e Leonard Seitit.
    Mohimi i të drejtës së autorit është shkelje e një shpirti, e unë s'lejoj askënd të shkeli mbi shpirtin tim. Unë jam askushi, por asnjë bir apo bijë kurve mbi planet t'mos pretendoj se është më i mirë se unë. Poezia në fjalë është pjesë e librit Pëshpëritje në muzg, faqja 75.

    ReplyDelete